Kafja si bërës i marrëveshjes

Të qenët i punësuar të mundëson takime me një shtrije të gjerë njerëzish në vende e situate prej më të ndryshmeve.

 

Nganjëherë mund të jesh konsumator, nganjëherë furnizues. Nganjëherë të duhet të përgatitësh një takim, herën tjetër dikush e rezervon kohën tënde.

 

Ka një numër të konsiderueshëm librash, artikujsh e esesh që kanë të bëjnë me dinamikën e vendit ku ti takon njerëzit krahasuar me atë çfarë synon të arrish me takimin.

 

Nëse ke për qëllim të shesësh një shërbim apo një produkt, shpesh është më mirë të shkosh e të vizitosh konsumatorin në vendin e tij të punës (kjo i jep më shumë siguri në ambientin e tij, dhe ka gjasa më shumë që të blejë), nëse do që të blesh një shërbim apo produkt.

 

Të zhvillosh takimin në vendin tënd të punës shpesh të jep më shumë vetëbesim dhe mundësi për të trembur dhe për të nxjerrë atë çfarë kërkoni nga marrëveshja.

 

Tash, ndoshta mund të pyesin se çfarë ka të bëjë kjo me kafenë …

 

Mbajtja e takimit në një vend neutral (si një kafene!) shpesh është përmendur si një ide e mirë.

 

Kjo u lejon të dyja palëve të takohen në një vend që është më social, çka u mundëson atyre ta lënë strukturën e zyrave. Kjo gjithashtu është një mënyrë e mirë për të dalë nga zyra më herët, sidomos nëse të duhet të udhëtosh më larg se 5 minuta larg dhe të  marrësh dozën e kafesë nga një vend tjetër pos pajisjeve të kuzhinës. Kjo, po ashtu, krijon një skenë më relaksuese.

 

Kafeneja ofrohet si vendi më i mirë për një takim, pasi tiparët si tavolinat dhe karriget janë më pak formale, gjë që u mundëson palëve të ndjehen më të relaksuar dhe me shpresë për një rezultat më të dobishëm./BC