Kryeqyteti i kafesë

Vjena pa kafe do të ish sikur një latte pa shkumë qumështi. Dashamirësit e kafesë bien në dilemë, kur gjenden në kryeqytetin Austriak, ku kafenetë e bukura presin t’i zbulosh.

 

Kafja jo vetëm që pihet në Vjenë, por edhe piqet këtu. Pjekësi më i vogël i qytetit mund të gjendet afër Naschmarkt. Alt Wien Kaffee përshëndet mysafirët me aromë e fortë të përzierjeve të kafesë e cila piqet për çdo ditë në sasi të vogla 12 kilogramësh. Pasi të përgatitet secila sasi e zgjedhur, rezultati mund të shijohet në shank. Alt Wien Kaffee shërben 14 lloje të kafesë, përfshirë disa variacione organike. Vizitorët po ashtu mund të shohin si përgatitet kafja aromatike.

 

Haber, një familje biznesi vjeneze tash në gjeneratën e katërt, ka pjekur kafe qysh nga viti 1908. Pjekësi i familjes në qarkun 21 përdor vetëm kokrrat më të mira Arabika. Produktet e kryera përfshijnë katër lloje të espressos, kafe organike dhe përzierje speciale, të bëra sipas dëshirës së konsumatorit.

Coffee

Kafja e shërbyer në kafenetë 26 Aida nëpër qytet, piqet taze tri herë në javë. Qysh nga 1958, Aida ka importuar kokrrat e veta që përgatiten në Vjenë sipas një recete sekrete. Kafja Aida shitet në paketimin ngjyrë peme dhe ofron dërgesa në tërë botën.

 

Kafja e pjekur taze apo pijet instante janë në dispozicion në Kaffeefabrik. Kjo pikë e vogël është një shank kafeje dhe një pjekës njëherësh.

Espressomobil

Espressomobil po ashtu shërben kafe. Për të bërë këtë, një veturë e tipi Vespa u konvertua në shpërndarës mobil të kafesë me një pamje retro.  Espressomobili mund të gjendet për çdo ditë (përveç kur bie shi, borë, dhe në temperatura nën zero) në katër lokacione: në Sigmund Freud Park, në Schottentor; te Spita i Vjetër, te stacioni U4 Spittelau, dhe te numri 39, Mariahilfer Strase.