Traveler’s Coffee është një zinxhir ndërkombëtar i kafeneve në specializimin e kafesë nga Rusia me 76 lokacione mbresëlënëse në 5 vende (Rusi, Kinë, Ukrainë, Kazakistan, Azerbajxhan). Selinë këta e kanë në Novosibirsk, qyteti i tretë më i madh në Rusi, në Siberinë jugperëndimore. Kompania momentalisht po punon me dizajnerin Anna Burles për të rinovuar dyqanin e tyre brenda kubes trekatëshe, e cila s’është asgjë më pak se mahnitëse.
“E vendosur nëpër tri kate, vendndodhja unike do të ketë një shankun 3d Wave Genius, Espresso ToGo, dyqan me pakicë, dhe Sky Lounge, i cili do të vendoset përfund kulmit të qelqtë në formë kubeje të ndërtesës. Restoranti ka 200 + ulëse …” Anna Burles
Anna dhe një dizajner tjetër, John Barnett, janë të vendosur në Londër dhe kanë bashkëpunuar në një portfolio të bukur projektesh në botën e kafesë, duke dizajnuar brendin përfshirës dhe përvojat arkitektonike në Britani, Rusi dhe Kinë. Ata së voni punuan një artikull të shkëlqyeshëm në Specialty Coffee Chronicle të quajtur “Creating the Coffee Shop Brand Experience: A Designer’s Wiew”.
“Dizajnimi i një kafeneje nuk ka të bëjë vetëm me arritjen e pamjes së mirë apo me shërbimin e kafesë më të mirë. Kjo ka të bëjë me krijimin e një eksperience e cila jo vetëm që jehon madhështinë e kafenesë suaj dhe atë sesi kjo i bën njerëzit të ndjehen mirë, por po ashtu edhe një eksperiencë e cila e fuqizon brendin tuaj …”/dearcoffeeiloveyou