Kultura e çajit në Stamboll

Tragetet, shegat, panorama e Bosforit, pjerrtësitë, panoramat mahnitëse qiellore: të gjitha këto ndër gjërat më të pëlqyera lidhur me Stambollin. Po ashtu, në maje të listës kemi kulturën turke të çajit. Këtu, çaji pihet kudo, gjatë gjithë kohës. Edhe personi që t’i lustron këpucët në qoshe të rrugës ka një gotë çaji pranë vetes, përveçqë këtu s’mund të marrësh gotën me vete. Vajza e cila shet ve në treg, po ashtu, pi çaj. Biznesmenët relaksohen në një qoshe duke pirë çaj dhe duhan. Ti mund të gjendesh në një udhëtim 15 minutësh me traget që kalon përmes Bosforit dhe dikush të shet çaj. Dhe çdo metër katror i qytetit ka një person që shërben çaj.

 

Kur për herë ta parë kalova përmes Stambollit, u çudita sesi, qoftë kur isha në një lagje kodrinore me rrugë gjarpërore, qoftë në një bllok me objekte biznesi, aty kishte burra (dhe kryesisht burra) të ulur në ulëse shumë të vogla që pinin cigare dhe çaj.

 

Nganjëherë do të shihje një dyqan me të cilin ata që pinin çaj mund të identifikoheshin – një qoshk me një kamerier brenda, domethënë, njëfarë adresë rrugore. Por, nganjëherë nuk mund të shihje këtë; mund të shihje vetëm një tip që shërben çaj. A thua nga vinin?

 

Shpesh, këta vinin nga ndonjë qoshk pothuaj i fshehur nga pamja, si kjo në foto. Ky tipi punon në Karaköy, afër ujërave të Bririt të Artë. Ai u shërben çaj punëtorëve në fqinjësi - një lagje e punëtorëve të hekurishteve shekuj me radhë – duke sjellë një tabak me gota të vogla.

 

Sa i përket çajit, ai përgatitet në dy ibrikë (gjygyma). Çaji i zi zihet pak, thahet në fund të ibrikut, pastaj përgatitet në një eliksir super të rëndë. Mbi krejt këtë qëndron një ibrik me ujë të valë. Kur derdhin çajin në secilën gotë, ato kombinohen për të zbutur çajin deri në një forcë të pijshme. Ai shërbehet me sheqer, dhe shumica përdorin sasi të mëdha.

 

“Ishte një tip në zyrën time të vjetër, i cili – seriozisht – pinte 20 gota çaj në ditë,” tha Megan Clark, ciceroni jonë turistik. “Nëse zyra nuk ka një person që shërben çaj, kjo hyn në kushtet e papërshtatshme të punës.”

 

“Unë u trondita me sasinë e kafeinës që ai person konsumonte. Por, pastaj i tregova sesi rrugës për në punë ku unë punoja, kur jetoja në Çikago, pija dy gota të mëdha kafe para se t’ia nisja punës. Dhe ai u trondit nga kjo (sasi e pakët).”

 

Kush pi aq shumë, përfundon duke i bërë naze çajit. Për disa javë sa qëndrova në Turqi, pashë disa persona teksa refuzonin gotat me çaj, të cilat, sa më përket mua, ishin krejt në rregull.” “Është zier së tepërmi”; “Është tepër i lehtë për mua”; “Nuk është boll i nxehtë”: ishin disa nga arsyetimet e refuzimit.

 

Transaksionet rrjedhin lirshëm, kur kthen aq shumë gota në ditë. “Nëse je personi që lustron këpucët dhe pi çaj tërë ditën, mund t’i japësh disa qindra lira tipit që shërben çajin. Ai do të të kthejë kusur, por, sa herë të të sjellë çaj, të merr bakshish.”

 

 

Më pëlqen çdo kulturë ku gjithmonë ka kohë për një pushim çaji. Madje, ideja e një tipi që shërben çaj më pëlqen edhe më shumë – një person që, në njëfarë mënyrë, shërben një lagje. “Tipi që shërben çajin gjithmonë e di më së miri çfarë po flitet,” tha Clark. Bile dhe në pjesën më të ngarkuar të qytetit është një person që endet mes kiosqeve, lustruesve të këpucëve, dhe tregtarëve, i cili do t’ju sjellë çaj, nëse hani byrek në rrugë.

 

Në fund të ekskursionit tonë në Stambollin lindor, përfunduam në një kopsht të stërmadh të çajit në lagjen Moda, ku kishte vetëm një shtrirje të tavolinave e karrigeve të plastikes, një tip që shërben çajin përreth, dhe një panorame mahnitës e Bosforit. Kudo që të shkosh, në çfarëdo pike të këndshme, çfarëdo panorame, aty gjendet dikush për të të shërbyer çaj, çka më pëlqeu shumë./seriouseats