Leximet që më së miri shkojnë me kafenë

Leximet që më së miri shkojnë me kafenë

 

Pirja e kafesë i ofron lexuesit luksin e leximit. Duke mos pasur aspak presion për të bërë pak muhabet me këdo gjatë pirjes së kafesë, ne mund të konsiderojmë shumë mundësi leximi për ca kohë relaksimi. Atëherë, çka mund të ofrojë leximin më të mirë gjatë kësaj kohe?

 

Gazeta jote e preferuar


Kur për herë të fundit patët kohë të lexoni gazetën tuaj pa u ngutur për shkuarje në punë? Kafja dhe gazeta janë partnerë të përsosur për një mëngjes relaksues. Shumicën e kohës njerëzit thjesht nuk kanë kohë të vonohen më shumë se sa merr kohë pirja e një kafeje. Shpeshherë koha nuk premton për më shumë sesa vetëm lexim të titujve, ndërsa pjesët tjera ka gjasa të mbeten pa u vërejtur deri të ketë kohë më shumë.

 

Një novelë e mirë


Keni menduar t’ia nisni nga leximi i asaj novele, por s’keni gjetur kohë deri sot kur gjete veten duke pirë kafe i vetëm. Ky është rasti për të bërë këtë dhe, me pak fat, mund të jesh në gjendje ta përfundosh librin pa u lëkundur nga vendi.

 

Ndonjë revistë interesante


S’do të thotë të jetë një lexim serioz, si një novelë e gjatë. Mund të jetë thjesht një revistë me ndonjë temë të preferuar të lexuesit. Artikujt e shkurtër janë shumë të përshtatshëm për kryerjen e një filxhani a dy me kafe.

 

Libra pune

 

Vërtet? Libra pune me kafe? Pse jo, pasi vetëm pirja e kafesë, mbas gjase, është koha më e mirë për të ndërprerë neglizhencën dhe për t’u përballur me ato libra që po të presin t’i lexosh. Puna edhe ashtu s’do të kryhet pa e nisur.

 

Letra të vjetra

 

A ka kohë më të mirë për t’i çelur ato letra të vjetra që i ke mbajtur aq gjatë sesa me një filxhan kafe, kur je i vetëm, për t’i sjellë ndër mend ato kujtime të mira. Kushedi, kjo mund të të bëjë t’i kujtosh gjërat e rëndësishme në jetë, të cilat i ke harruar. Kafja dhe leximi i letrave të vjetra tingëllon bash bukur./BC