Në kërkim të kafesë

Kafja është një nga hijeshitë e shumta të Libisë. Zotërinjtë kolonialistë italianë të vendit ua lanë në trashëgim një dashuri për këtë gjë, e cila shkon me kualitetin e çmimit që ka. Në kryeqytetin Tripoli, vrimat në mur shesin espresso të kadifenjtë të shkëlqyer. Burrat pinë makiato të shkumëzuar në hijen e drurëve të palmës. Shumë nga jeta shoqërore libiane vërtitet rreth pirjes së një kafeje, kështu që është një shenjë dekurajuese që të të duhen dy orë për ta gjetur një.

 

Në udhëtimin që ndodhi rishtazi, korrespondenti juaj u nis për në Kasam, një kafene në sheshin kryesor, në pjesën e vjetër të Tripolit. Por, në vend se të gjenim një vend që gumëzhinë nga kafe-pirësit dhe muhabeti, ne gjetëm një kamerier teksa po pastronte. “Na falni, s’ka rrymë”, kërkoi falje ai, duke bërë me dorë nga aparati i fikur i kafesë. Duke u përballur me komunikacionin e dendur, ne vozitëm për te zona me drita e qytetit dhe hymë në një kafene aty. Uf!, uji është ndërprerë, na informoi arkëtari duke shfryrë.

 

Reduktimet në rrymë dhe në furnizimin me ujë në Tripoli janë thjesht dy tregues të gjendjes aktuale të çrregullt në Libi. Kryeqyteti dhe zona tjera në perëndim kishin qenë pa ujë prej katër ditësh. Raportimet e mediave lokale fajësojnë një mosmarrëveshje mes qeverisë dhe një fisi në jug të vendit, të cilët i prenë pompat që lëvizin ujin. Arsyeja për mungesën e rrymës është e paqartë: shumica e njerëzve mendojnë se kjo është për shkak të kërkesave të mëdha, por sigurimi i dobët në vend edhe ashtu po pengon përpjekjet për të ngritur nivelin e infrastrukturës elektrike.

 

Çrregullimet e shërbimeve themelore janë vetëm maja e ajsbergut e telasheve të Libisë. Grupe të ndryshme, përfshirë milici e fise, kanë qitur jashtë funksionit porte e tubacione të naftës, duke lënë kështu eksportin e naftës në 10% të nivelit normal dhe duke e privuar qeverinë nga burimi kryesor i të hyrave. Kjo ka çuar deri në protesta në kryeqytet kundër Ali Zeidanit, kryeministrit, autoriteti i të cilit është në rënie dhe i kufizuar vetëm në kryeqytet. Grindjet politike kanë mbërritur nivele të pashembullta.

 

Pas një kërkimi dy-orësh, më në fund gjetëm një makiato të mrekullueshme. Kafeneja ishte kapluar me llafin rreth gjendjes së rëndë në Libi, por me kafe gjithçka duket të jetë pak më e menaxhueshme/economist.