Një kompani kafeje dëshiron t’i shpëtojë fëmijët e Amerikës Qendrore nga kultura e bandave

Qyteti i San Pedro Sula në Honduras quhet kryeqyteti botëror i vrasjes. Kultura e bandës në Amerikën Qendrore është e njohur për dhunën dhe ka një kohë të gjatë që kërcënon jetët e të rinjve këtu. Ishte një çështje që tërhoqi vëmendjen globale, kur dhjetëra e mijëra fëmijë që  orvateshin t’i iknin masakrës vërshuan kufirin amerikan.

 

Brendi i kafes Kenco vendosi të përdorë burimet veta të marketingut për të bërë diçka pozitive për komunitetet ku operon kjo kompani. Programi “Kafja Vs. Bandave” do t’u ofrojë 20 të rinjve aftësinë dhe mbështetjen për t’u bërë kultivues të kafesë. Duke nisur me TV spotin e parë, JWT London po nis një strategji marketingu rreth kësaj iniciative, përfshirë dhe përmbajtjen që do ta përcjellë përparimin e 20 fëmijëve nëpërmjet një edukimin të menduar mirë dhe një programi trajnues.

 

Kompania është duke punuar me grupet e komunitetit lokal për të zgjedhur 20 të rinj për programin nga regjioni i Hondurasit që kultivon kafe, ku brendi merr produktin e vet, përfshirë këtu dhe qytetin e afërm Joro, el-Progreso, Subirana, Morazan, mes tjerash. Kompania thotë se pjesëmarrësit nuk do të jenë anëtarë bande të vërtetë, por nga familjet e shkatërruara, zonat e krimit, si dhe ata që janë deportuar apo braktisur.

 

Spoti i ri tregon zgjedhjen që një i ri ka bërë mes joshjeve të bandave dhe asaj çfarë ofron një rast i ri punësimi. Sipas drejtorit kreativ të JWT London Jaspar Shelbourne, fillimisht programi nuk ishte pjesë e një plani reklamues të kompanisë. “Kenco ka një regjistër më plot aktivitete të mira dhe ata kanë kuptuar se ka kuptim komercial që kjo t’u tregohet konsumatorëve”, tha Shelbourne. “Ideja kreative ka të bëjë me atë sesi ne përballemi me gjërat e këqija që ndodhin në vendet si Hondurasi me mirësinë që Kenco bën”.

 

Kafja Vs. Bandat po ashtu është pjesë e një programi më të madh nga kompania zanafillore e Kenco-s Mondelez, e quajtur “Kafja më bëri të lumtur”, që është një investim 200 milion dollarë në programet e zhvillimit për fermat e veta furnizuese deri në vitin 2020.