Pa lap-topë, pa Wi-Fi

Konsumatorët bëjnë muhabet, lexojnë gazetën dhe porosisin sandviç dhe pije espresso në dyqanin August First Bakery & Cafe, por këtu ka diçka ndryshe. Në vendin i cili dikur njihej për vezullimin e monitorëve të lap-topëve dhe kërcitjen e tastaturave, tash janë ndaluar këto pajisje.

 

“Isha duke punuar me lap-topin tim, kur pashë shenjën ‘pa lap-top’”, thotë Luna Colt nga Universiteti i Vermontit.

 

Gjatë vizitës së fundit, Colt u trondit me faktin se kompjuteri i saj është në kundërshtim me rregullat.

 

“Kur pronari i kafenesë Jodi Whalen hapi dyqanin katër vjet më parë, ajo fillimisht ofroi Wi-Fi falas për myshterinj. Studentët si Colt ngarendën në këtë kafene dhe punonin e rrinin aty. Tërë ditën.

 

“Pamë shumë myshterinj të hynin dhe të kërkonin tavolinë, por nuk mund të gjenin”, thotë Whalen. “Kësisoj paratë na shpëtonin nga dora”.

 

Kjo ishte arsyeja përse Whale vendosi të mos ketë më monitorë kompjuteri. Kjo ishte një hap gradual. Së pari ajo filloi të fikte Wi-Fi dy vjet më parë, pastaj kafeneja ndaloi lap-topët gjatë drekës.

 

“Shumë njerëz u dëshpëruan”, thotë Whalen, “por në shtuam të hyrat”.

 

Sidoqoftë, çka është e pranueshme, kur kemi të bëjmë me lap-topët në publik? Studentja Luna Colt thotë se kjo ka të bëjë me paratë që harxhon.

 

“Ti duhet të blesh diçka çdo dy orë, nëse dëshiron të rrish këtu e të punosh tërë ditën”, thotë Colt.

 

Por, sipas Whalen, problemi nuk qëndron këtu. Më pak ka të bëjë me atë sa harxhon një përdorues i lap-topit, më shumë ka të bëjë me hapësirën e tavolinave.

 

Whalen shton se s’është e tëra te paratë.

 

“Të hysh në një vend dhe të shohësh njerëzit të fiksuar në monitorët e tyre, kjo thjesht ia merr aspektin shoqëror kafenesë – të qenët në një vend me njerëz të tjerë”, thotë Whalen.

 

Mirëpo, gjithçka në masë të caktuar. Përdoruesit e Smart-phone-ve nuk do të nxirren jashtë, së paku tani për tani./nrp.org