Pas bumit të kafesë, a mund të ndodhë që çaji ta ketë radhën?

A është çaji kafja e re?

 

Çaji mund të jetë pija më e konsumuar në botë sa i përket vëllimit, por, sa i përket shitjes me pakicë, ai ende ngecë mbrapa kafesë dhe pijeve karbonike.

 

Bota konsumoi 290 miliardë litra çaj në vitin 2012, por kjo u përkthye në vetëm 40.7 miliardë dollarë në shitjen me pakicë, krahasuar me 75.7 miliardë për kafe dhe 183 miliardë në pije të karbonike për periudhën e njëjtë, sipas të dhënave nga Euromonitor.

 

Kompania hulumtuese thotë që industria mund të jetë në një cep të një ndryshimi të madh në konsum i cili, nëse shfrytëzohet si duhet, mund të rezultojë me një bum të ngjashëm si të kafesë që u pa në dekadën e fundit, gjë që bëri të shfaqeshin brendet si Starbucks.

 

Euromonitor citon preferencat e konsumatorëve që po ndryshojnë në tregjet në zhvillim, gjë që mund të lajmërojë ndryshimet në kërkesat për çaj.

 

“Konsumatorët po kalojnë nga çaji i pa-paketuar që shitet në tregjet e hapura rurale në çajet e brenduara e të paketuara që shiten në dyqanet modern të shitjes me pakicë,” thotë raporti.

 

Ndërsa pirësit tradicional ruajnë preferencën për brendet dhe shijet lokale, ka një kërkesë të madhe për lehtësim, duke e bërë kështu rritjen potenciale të çajit instant të krahasueshëm me dominimin global të kafesë instant.

 

Gjatë dy dekadave të fundit, industria e kafesë, udhëhequr nga të ngjashmit me Starbucks, ka krijuar suksesshëm një “treg të kafenesë” që aktualisht vlen 41 miliardë dollarë, vëren Euromonitor.

 

Nuk ka të dhëna krahasuese për çajin, por potenciali është i pamohueshëm.

 

“Përparësitë e çajit qëndrojnë në llojet dhe shijet e tij të ndryshme, pozicionimin, madje dhe në rastet kur hahet, pasi ai mund të shërbejë po aq mirë si një meze në vete apo si një alternativë e shëndetshme gjatë vakteve të ushqimit,” tha Euromonitor.

 

“Kjo ndjell pyetjen se sa do të mund të mbështeste shërbimi ushqimor modern vlerën e çajit me ndryshimin e duhur të kulturës globale të çajit, brendimit të duhur, dhe operatorëve të duhur që shtyjnë zgjerimin në këtë kategori,” shton raporti.

 

Disa Lojtarë të mëdhenj tashmë e kanë nisur këtë proces, siç dhe mund të vërehet në përvetësimin që Starbucks i bëri stërshitësit amerikan Teavana më 2012, të cilën Euromonitori e quan nismë të restoranteve globale me temë çaji.

 

Me vëllimin e konsumit të çajit që vazhdon t’ia kalojë atij të kafesë, “krejt çka mbetet të shihet është si, kur, dhe cilët prodhues dhe operatorë do të vjelin përfitimet,” tha Euromonitor./nbcnews