Përse na pëlqen kafeja në vendin e punës

Ne paraqesim një fuqi punëtore e cila duhet të balancojë shumë gjëra të ndryshme mes jetëve tona normale dhe karrierave tona. Duket sikur nuk ka orë të mjaftueshme në ditë për të kryer gjithçka që kemi nevojë.

 

Na mungon gjumi, gjithmonë jemi të lodhur, dhe mezi i dalim ditës në fund. Gjëja e vetme në të cilën mund të llogarisim është ai filxhan i freskët kafeje në mëngjes për të kaluar nga zero në hero. Aroma e një kafeje të freskët gjithmonë zgjon shqisat dhe, me të marrë gllënjkën e parë, ajo kokërr kafeje ndez interesimin e shqisave tua të shijes. Sytë tu nisin të zgjohen, arrin qartësinë e gjërave që më parë dukeshin të turbullta, dhe  tash ndihesh i gatshëm për të nisur ditën tënde të punës. Koha për t’u futur në veturën tënde dhe të përgatitesh për atë udhëtim të gjatë deri në zyre nëpër trafikun e mbingarkuar.

 

Ka shumë njerëz të cilët të cilët do të dëshmonin edhe në gjykatë për atë se kafja, në njëfarë mënyre, ua përmirëson produktivitetin në zyre duke i bërë ata më të vëmendshëm dhe më të përqendruar. Ata s’do të ishin në gjendje të shkonin në asnjë mbledhje gjatë ditës dhe të kontribuonin apo të rrinin zgjuar pa kafenë e tyre.

 

Numri i netëve të punës në zyre për të përmbushur kërkesat e klientëve dhe mbikëqyrja e ashpër menaxheriale u shkakton shumë stres punëtorëve. Numri i projekteve të ndërmarra, krahas ngarkesës së bazuar në kryerjen e më shumë punëve me më pak resurse, është dëshmuar të jetë shumë e rëndë për fuqinë punëtore. Njerëzit nisin të mbështeten në pirjen e kafesë për t’u ndihmuar të balancojnë tërë atë stres me funksionet e shumëfishta që kërkohen në vendet e punës.

 

Ka sa shumë justifikime të mira për të dalë me kolegë që të pish kafe. Mund të shkosh në kafenenë lokale dhe të diskutosh politikën e zyrës larg atmosferës së zyrës. S’ka vend më të mirë për të forcuar lidhjen dhe besimin me njerëzit me të cilët punon sesa të dalësh për udhëtime jashtë zyrës. Ti mund të flasësh pothuaj për gjithçka që do nga lajmet, puna, politika, komeditë, filmat, apo çfarëdo që do të mundësonte muhabetin. Ne e duam kafenë tonë që na jep energji për të qenë produktiv dhe për t’u kënaqur me shoqërinë e kolegëve tanë./examiner