Pirja e 4 filxhanëve me çaj ose kafe në ditë është më mirë sesa mospirja e asnjë filxhani

Njerëzit që pinë shumë çaj e kafe, kanë shtypje më të ulët të gjakut

Ata që pinë më shumë se katër filxhanë kafe në ditë, po ashtu, kanë puls më të rrallë të zemrës

Ata që nuk pinë çaj apo kafe, kanë nivelet më të larta të shtypjes së gjakut

Flavonoidet në çaj mund të ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut, prandaj dhe shtypje më të ulët të gjakut

 

Kjo është një arsyetim i përsosur për një filxhan (me kafe a çaj).

 

Dashamirët e çajit dhe të kafes kanë shtypje më të ulët të gjakut sesa ata që kurrë nuk i prekin këto. Dhe ata që pinë më së shumti, kanë numrat më të vogël (në matjen e shtypjes së gjakut), zbuloi një studim.

 

Pirja e katër filxhanëve me kafe a çaj në ditë, mund të jetë më mirë për ju sesa të mospirja e asnjë, sepse kafeina mund të shkaktojë rënien e shtypjes së gjakut dhe të pulsit të zemrës.

Studimet e mëparshme këshillojnë që pirja e më shumë se katër filxhanë kafe në ditë mund të rrisë shtypjen e gjakut, dhe dashamirët e kafesë, të çajit dhe të pijeve tjera më kafeinë duhet të konsiderojnë të ulin sasinë e konsumimit.

 

Por, zbulimet nga Qendra për Hetime Klinike dhe Parandalim në Paris kundërshtojnë shumicën e këshillave mjekësore të cilat u rekomandojnë njerëzve me shtypje të lartë të gjakut të ndërpresin konsumin e kafeinës.

 

It is possible that flavonoids in tea could help to relax blood vessels, therefore reducing blood pressure

 

Një në katër njerëzit të moshës mesatare kanë shtypje të lartë të gjakut, ashtu siç kanë gjysma e atyre mbi 65 vjeç. Shtypja e lartë e gjakut mund të rrisë rrezikun e sëmundjes së zemrës, sulmit në tru, dhe gjendjeve tjera serioze.

 

Hulumtimi i ri përfshin monitorimin e shtypjes së gjakut të burrave dhe të grave me moshë 16 deri 95 vjeç për një periudhë dhjetë vjeçare. Pjesëmarrësve iu kërkua të shënonin konsumimin e kafes dhe çajit të tyre, dhe rezultatet lejuan që grupi të ndahej në tri kategori: në ata që u përmbajtën, në ata që pinë mes një dhe katër filxhanë në ditë, dhe në ata që pinë më shumë.

 

Rezultatet treguan që pirësit e mëdhenj përfituan më së shumti dhe patën numrat më të ulët në matjen e shtypjes sistolike dhe diastolike të gjakut. Ata, po ashtu, patën pulsin më të ulët të zemrës.

 

Ka mundësi që flavonoidet në çaj mund të ndihmojnë në relaksimin e enëve, prandaj dhe uljen e shtypjes së gjakut.

 

Dashamirët e etshëm të kafesë patën vetëm pak shtypje më të lartë të gjakut.

 

Grupi me shtypjen më të lartë të gjakut e me numrin më të lartë të pulsit ishin ata që nuk pinë as çaj, as kafe.

 

Dallimi mes grupeve ishte i vogël, por shkencërisht i rëndësishëm, thanë autorët.

 

Mjekët kanë argumentuar për shumë vite rreth raporteve mes kafesë, çajit dhe shtypjes së gjakut. Ndërsa disa studime sugjerojnë që konsumimi modest i pijeve mund të ulë shtypjen e gjakut, të tjerat nuk kanë qenë vendimtare.

 

Shumë ekspertë druajnë që pirja e sasisë së madhe të kafeinës mund ta përkeqësojë shtypjen e lartë të gjakut. Sipas udhëzimeve të Institutit Kombëtar për Shëndet dhe Kujdes, duhet dekurajuar nga konsumimi i tepërt i kafes dhe i çajit.

 

Ndonëse studimi i ri nuk provon që kafja dhe çaji janë shkaktar të shtypjes së ulët të gjakut, ai sugjeron që mund të mos jetë e domosdoshme t’u thuhet personave me shtypje të lartë të gjakut të ulin sasinë e pijeve.

 

Dr. Bruno Pannier, i cili ia prezantoi zbulimet e tij Shoqatës Evropiane të Hipertensionit në Milano, tha që ka mundësi që flavonoidet në çaj mund të ndihmojnë në relaksimin e enëve të gjakut, prandaj dhe uljen e shtypjes së gjakut.

 

Mirëpo, ai pranoi që studimi i tij nuk kishte bërë dallim mes çajit të zi, çajeve bimore dhe çajit të gjelbër./dailymail