Pite kungulli espresso

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Pse espresso?

 

Shumë pite mund të jenë tepër të ëmbla. Dikush që preferon një shije më komplekse, këtë mund ta arrijë kur t’i shtojë espresso pites me kungull. Espresso këtu përdoret edhe si mëlmesë, edhe si përbërës i lëngët, çka bën që pitja të ketë një shije të posaçme. Provojeni! Nuk do të zhgënjeheni.

 

 

 

 

 

 

 

 

Përbërësit

 

2 filxhan espresso

750 gram pure kungulli

1 ¾ të (620 gr.) gotës qumësht të kondensuar

4 ve të mëdha

1 ½ gotë sheqer

1 ½ lugës së mesme me kanellë

1 ½ lugë të mesme espresso të bluar imët

2 enë të thella 22 cm. dhe kore të pites (shiko videon)

 

Sekreti


Sekreti i bërjes së një piteje kungulli të mirë, të butë, (në vend të një piteje të rëndë) qëndron te vetë. Ndajini vetë. Vendosni të kuqtë e vesë në një enë të madhe, kurse të bardhtë e vesë vendosni anash në një enë të vogël. Rrihni të bardhtë e vesë, derisa të forcohen dhe vendosni anash.

 

Ena e madhe


Shtoni purenë e kungullit, qumështin e kondensuar, sheqerin dhe mëlmesën në enën e madhe, ku tashmë gjendet të kuqtë e vesë. Përdorni një lugë për të përzier përbërësit. Mund të përdoret mulliri turk i kafesë për të shtuar espresson e bluar. Pastaj, derdhni filxhanët me espresso.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Përzierja e madhe


Shtoni tash edhe të bardhtë e vesë dhe përzieni, pastaj përdorni mikserin elektrik me shpejtësi mesatare për t’i përzier përbërësit. Kjo fut shumë ajër në fillingun e pites, çka bën që pitja të ketë një ndërtim të butë e të lehtë pas pjekjes.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Në zjarr!


Piqni pitet në 220 gradë celsius për 15 minuta. Pas kësaj, uleni temperaturën në 160 gradë celsius për afërsisht 40 minuta. Përdorni një thikë të pastër e të terur për të kontrolluar pitet. Nëse thika del e pastër, pitet janë të gatshme. Kur pitet të jenë pjekur krejtësisht, nxirrni jashtë furrës dhe ftohini në një raft për së paku 30 minuta para se t’i shërbeni.