Porti historik i Stambollit tash një kafene dhe dyqan suveniresh

“Istanbul Kitapçisi” në portin e vjetër Ketip Çelebi u ofron turistëve lokalë dhe ndërkombëtarë një filxhan kafe së bashku me tituj të mirë për të lexuar dhe një sërë suveniresh.

 

Një ndërtesë në njërën nga portet historike të Stambollit, Ketip Çelebi, nuk funksionon më si një ndihmesë për transport. Në vend të kësaj, tash ai ngadalë po pranon vizitorë si një librari e kombinuar, kafene, dhe një dyqan suveniresh – i vetmi në qytet që i dedikohet Stambollit.

 

Ndërtesa e vjetër , e cila gjendet në qarkun Eminonu, së voni është kthyer në një librari, ku njerëzit mund të kënaqen me një filxhan kafe dhe lexim të mirë, me një pamje panoramike të njërit prej qyteteve më të rëndësishëm në histori: Stambolli ka qenë kryeqytet i katër perandorive.

 

Vizitorët lokalë dhe turistët ndërkombëtarë do të gjejnë një vistër suveniresh, të cilat reflektojnë jetën, historinë, dhe bukurinë e Stambollit, dhe shiten me emër brendi Hedijem Istanbul – Dhurata Ime Stambolli – që cila u krijua në vitin 2013 për të promovuar qytetin me dhurata të ndryshme, përfshirë çantat, gotat, kuletat, lapsat, shishet, etj.

 

“Ta zëmë se po planifikoni një shëtitje ditore me tërë familjen” tha Fatih Javas, menaxher  projekti  i Produkteve të Artit dhe Kulturës së Stambollit, “Babai planifikon të lexojë një libër apo gazetë ndërsa pi kafe; nëna do që të zhvendoset pak nga punët e shtëpisë dhe të blejë disa suvenire; fëmijët janë të etur për t’u angazhuar me libra fëmijësh së bashku me prindërit. Pra, pikërisht ky është vendi: Istanbul Kitapcisi, i gjendur në portin historik të Ketip Çelebi”.

 

“Me konceptin e ri në krijuam një vend për entuziastët e kafesë dhe të librit, ku ata mund të kënaqen me skenat e mahnitëse të Stambollit me kodrën Kamlika në njërën anë dhe pirgun Galata në anën tjetër”, tha ai. “Qëllimi ynë është që të kënaqim njerëzit me libra, kafe, dhe dhurata me dizajne Stambolli”.

 

Istanbul Kitapçisi apo libraria e Stambollit, e cila nisi të botojë në vitin 2005, ka shitur libra që kanë të bëjnë me kulturën, historinë, literaturën, artet, dhe civilizimin e Stambollit, zemrën ekonomike, kulturore dhe historike të Stambollit.

 

Ndër publikimet e tija është seria mahnitëse e quajtur “Njëqindëshet e Stambollit”, përfshirë librat si “Njëqind Krojet e Stambollit”, “Njëqind Gazetat e Stambollit”, “Njëqind Ndërtesa të Stambollit”, “Njëqind Fshatrat e Stambollit”, dhe “Njëqind arkitektët e Stambollit”.

 

Javas tha se seritë kanë tërhequr një vëmendje të madhe dhe është duke u punuar për të publikuar më shumë libra të këtyre serive.

 

“Disa degë të tjera të reja do të hapen së pari në portin e Beshiktashit, më vonë në qarkun Uskuder dhe Kuzgunçuk,” tha Javas. “Ne tani gjendemi në fillim të shkallës. Ka rrugë të gjatë për të bërë dhe ne duhet të punojmë fort për të publikuar më shumë libra të cilat do të ofrojnë njohuri më të thella për historinë e Stambollit, i cili ka qenë qendër e shumë civilizimeve”./aa.com