Përse kafenetë janë bërë qoshe e re për shkrimtarët e rinj

Ç’ është me shkrimtarët dhe kafenetë? A ka diçka në ambientin e kafeneve që frymëzon të shkruarit, apo shkrimtarët vetëm kanë gjetur një mënyrë të përshtatshme për të marrë dozën e zakonshme të kafesë, pa iu dashur të shkojnë diku tjetër? Cilido që të jetë shkaku, duket se kafenetë mund të konsiderohen qoshja e shkrimtarëve të sotëm.

 

Shkrimtarët zakonisht gjenden në zyrën e tyre të shtëpisë (apo një hapësirë për shkrim në shtëpi), apo dhe një zyre e marrë me qira në një ndërtesë. Në fakt, s’ka rregulla të vështira, kur kemi të bëjmë me hapësirën e punës së një shkrimtari. Për sa kohë ai ose ajo është në gjendje të bëjë atë që ka ndër mend, atëherë ajo hapësirë do të shërbejë si hapësirë pune.

 

Supozojmë se shkrimtarët do të donin një hapësirë që do të ofronte një qetësi e rehati të arsyeshme si dhe frymëzim. Shumica e shkrimtarëve do të pajtoheshin me këtë. Mirëpo, shumë do të thonë se vjen një kohë kur është i nevojshëm ndërrimi i atmosferës, që të mbahet gjallë frymëzimi. Shumë s’do të donin të jenë të qetë dhe do të donin të shihnin jetën në veprim. Shumë s’do të donin të bezdiseshin me detyrën e përgatitjes së ushqimi dhe pastrimin më pas, që të mos e humbin rendin e mendimeve. Me sa duket, shkrimtarët kanë zbuluar një minierë ari në kafene, e cila u ofron të gjitha këto pa harxhuar në marrjen me qira të ndonjë vendi tjetër.

 

Pse kafenetë?


Meqë të shkruarit nuk mendohet të jetë një burim i sigurt të ardhurash, shumë vetë fillimisht lëshohen pjesërisht në këtë ndërsa mbajnë dhe punën e tyre të rregullt. Kafenetë paraqesin zonat më të përshtatshme për të shkruar në ndalesat mes punëve të ndryshme.

 

Pse jo. Ki parasysh përzierjen e shëndoshë të qetësisë dhe aktivitetit gjatë gjithë ditës. Ki parasysh mundësinë për të zgjedhur të jesh i vetëm në një qoshe të kafenesë apo dhe të socializohesh me shkrimtarët e tjerë në zonë. Ki parasysh favorin e pasjes së internetit dhe ushqimit në dispozicion atëherë kur të të hahet. Ki parasysh ndenjën e rehatisë së ulëseve dhe të tavolinave për çka kafenetë janë të njohura. Natyrisht, s’ka nevojë të përmendim se shkrimtarët të cilët përdorin kafenetë si hapësirë të përkohshme pune, duhet të sillen si duhet dhe të paguajnë ushqimin ndërsa zënë vendin. Në këtë mënyrë pronarët e kafenesë dhe punonjësit do të mirëpresin praninë e tyre./bc