Qërimi e kafesë

Qërimi i kafesë ka një histori të pasur e interesante. Të mësosh më shumë për qërimin e kafesë dhe historinë e kësaj është një përjetim argëtues, për shkak të shumë fakteve interesante. Historia, procesi i qërimit, dhe llojet e qërimit të kafesë janë tema mjaft stimuluese. Ka shumë fakte të panjohura që kanë të bëjnë me këtë pjesë të rëndësishme të procesit të kafe-bërjes. Qërimi, njëherë e një kohë, ishte një proces manual, por tash kjo bëhet në mënyrë automatike nga makinat.

 

Historia e qërimit të kafesë


Qërimi është një term që është pjesë e procesit të kafe-bërjes. Qërimi është një pjesë e procesit të bluarjes dhe është shumë e rëndësishme në bërjen e kafesë. Më 1894, makineria e parë për qërim të kafesë u patentua nga C.E. Lip, i cili patentoi dhe dizajnoi shumë shpikje të dobishme. Makina u dizajnua për ta bërë më të lehtë procesin e qërimit duke i ndarë dhe pastruar frytet e kafesë. Makina ishte e para e llojit të vet. Kjo krejtësisht e ndryshoi mënyrën që kafja bëhej. Kompanitë e bërjes së kafesë gëzuan një prodhim të shtuar dhe një saktësi më të madhe të procesit të qërimit.

 

Procesi i qërimit të kafesë


Qërimi ndodh kur kafja ende është në formë kokrre. Makinat janë përgjegjëse për procesin e qërimit. Shtresa e pergamentë e kafesë, që ndryshe njihet edhe si endokarp, hiqet kur kafja është e lagësht. Procesi i thatë i qërimit të kafesë është një proces që nënkupton heqjen e lëvores pasi ajo të teret. E tërë lëvorja e terur, përfshirë dhe eksokarpin, endokarpin dhe mezokarpin hiqen nga fryti që tashmë është i terur. Llojet e ndryshme të qërimit janë të rëndësishme për procesin e bërjes së kafesë. Qërimi, terja, dhe procesi i pastrimit mund të zgjasin deri në 8 orë për të përfunduar. Ka dy lloje të qërimit të kafesë. Makina e qërimit, po ashtu, është përgjegjëse për lustrimin e kokrrës. Kokrrat bluhen, por ato ende nuk janë të pjekura. Këto njihen si kokrrat e gjelbra të kafesë. Secila fazë në procesin e qërimit është shumë e rëndësishme për kualitetin e përgjithshëm e kokrrës.

 

Llojet e qërimit të kafesë


Ka lloje të ndryshme të qërimit të kafesë. Shumica e makinave të qërimit heqin shtresat e pergamenta dhe heqin frytin e terur. Ka shumë lloje të makinave për qërimin e kafesë, por shumica kryejnë këto funksione bazike. Pastrimi dhe qërimi janë pjesë elementare të procesit të bërjes së kafesë. Qërimi mund të sigurojë shijen më të mirë të mundshme. Shumë kokrra të kafesë importohen, gjë që e bën procesin e pastrimit tepër të vështirë. Dy llojet bazike të qërimit të kafesë përbëhen nga qërimi i lagësht dhe i terur. Secili proces është i njëjtë, por, po ashtu, mund të jetë dhe i vështirë. Metodat e reja të qërimit janë në zhvillim e sipër.

 

Përmbledhje


Pas gjithë kësaj, qërimi i kafesë është një pjesë shumë e rëndësishme e procesit të kafe-bërjes. Zhvillimi i makinës për qërimin e kafesë ishte një punë mjaft e madhe e kompanive të kafesë. Shpejtësia dhe saktësia e tyre e përmirësoi dukshëm prodhimin. Procesi i zgjatur i bërjes së kafesë kërkon qërim të rregullt. Procesi i qërimit dhe dy llojet e qërimit janë të rëndësishme në bërjen e kafesë së përditshme.