Realizimi i të mësuarit në kafene

Do të mendonit që njerëzit shkojnë në kafene për të pirë kafe, por e vërteta është se goxha një numër i madh njerëzish shkojnë në kafene për arsye krejtësisht tjera.

 

Ka asi që kanë nevojë për prizë, prej këtu dhe debati i madh rreth mbulimit të këtyre prizave dhe ngarkimi i pagesës për shfrytëzimin e tyre.

 

Ka asi që thjesht kanë nevojë të dalin nga nxehtësia.

 

Dhe ka asi që shfrytëzojnë kafenetë si zyre, hapësirë për bordin, dhe si librari.

 

Kur isha në kolegj, edhe unë nganjëherë ndaloja në një kafene për të shikuar me ngut ndonjë dokument ndërsa haja një meze të shpejtë. Mirëpo, asnjëherë nuk  e kam zënë një tavolinë për orë të tëra me libra dhe fleta të shpërndara gjithandej. Thënë këtë, unë nuk them që i kam preferuar libraritë për studim. Nëse jo diçka tjetër, kam kaluar më pak kohë duke mësuar në librari sesa në kafene. Mbase thjesht më pëlqen të studioj në hapësirën time.

 

Problemi me mësimin në kafene qëndron të gjërat që ta tërheqin vëmendjen nga mësimi. Zakonisht përfundojë duke shikuar njerëzit më shumë sesa që mësoj në vende publike.

 

Mirëpo, pajtohem që në disa raste kafenetë janë vendet më të mira për mësim. Një shembull i kësaj do të ishte mësimi i një gjuhë të huaj. Nëse do të mësosh një gjuhë tjetër, vendi i përsosur për këtë nuk është ndonjë klasë ku përsërit çdo fjalë që mësuesi ta thotë, por ushtrimi i dijes së re duke biseduar me banorët lokalë. Kjo do të thotë të shkosh në një vend publik si kafeneja në vendin ku ajo gjuhë është gjuha kryesore./BC