Rindezja e romancës martesore me kafe

Me kalimin e viteve martesore, romanca ka tendencë rënieje duke lënë ndezësin mbrapa përgjegjësive prindërore, detyrave shtëpiake, dhe kërkesave të karrierës. Ndonëse ky është skenari i zakonshëm, ti dhe bashkëshort(i)ja nuk keni nevojë të ndiqni këtë shteg. Me pak përpjekje më shumë sesa rëndom, romanca në martesë mund të rindizet, qoftë dhe me gjëra të thjeshta si kafja.

 

Njihe shijen për kafe të partnerit tuaj dhe bëjani një njëri-tjetrit


Shumë çifte me krenari pohojnë të njohin mirë partnerët e tyre. Ata mund të dinë pothuajse gjithçka që është për t’u ditur për njëri-tjetrin, por papritmas shtangen kur pyetën për gjëra specifike si, për shembull: si e do tjetri kafen. Kushtimi i vëmendjes ndaj detajeve në dukje të parëndësishme, siç është shija dhe preferenca për kafenë, kryen shumë punë në dërgimin e mesazhit të një dashurie të vërtetë. Natyrisht, kjo s’duhet të ndalet vetëm në dije, por duhet të shtrihet deri në shërbimin e kafesë njëri-tjetrit, kurdo që të ketë rëndësi, madje dhe pa e kërkuar atë.


Shërbe kafenë në shtrat


Çka mund të jetë më romantike sesa shërbimi i kafesë dhe i mëngjesit në shtrat bashkëshortit i cili pati një ditë paraprake veçanërisht të lodhshme? Kjo tregon se ti e di dhe e njeh sakrificën e bërë nga partneri në kryerjen e rolit të tij apo të saj në familje. Atij të cilit i shërbehet kafja në shtrat pa dyshim që s’do të ikën vëmendja e posaçme që i kushtohet dhe, zakonisht, do të përgjigjet në mënyrën e njëjtë herë tjetër. Ndjenja e romancës, në fakt, mund të rikrijohet kudo, qoftë në dhomën e fjetjes, qoftë në ndonjë udhëtim duke ofruar kohë dhe vëmendjen të çmuar.


Bëni një takim me kafe


Çiftet e martuara gjithmonë inkurajohen të ndajnë kohë krahas detyrave shtëpiake dhe presionit të punës. Një takim javor apo mujor është një nga përpjekjet më të thjeshta për të cilën një çift mund të pajtohen. Ata, madje, mund të bëjnë një pretendim romantik gjatë këtyre takimeve kinse po takohen për herë të parë, me qëllim që të rikthejnë entuziazmin.


Bëni muhabet me njëri-tjetrin duke pirë kafenë

 

Ku ka arsyetim më të mirë për një çift për t’u ulur dhe për të bërë muhabet sesa pirja e një kafeje? Natyrisht, ky gjest i thjeshtë kërkon kohë dhe s’do të funksiononte në një ambient të ngutshëm. Pasja e kohës së lirë dhe e vëmendjes për njëri-tjetrin kurrë nuk dështon të rindezë romancën në martesë, kështu që përse kjo nganjëherë të mos bëhet me kafe./BC