Salepi

Salepi bëhet nga mielli i bërë nga zhardhokët e rrënjës së orkidesë. Mielli i Salepit konsumohet në pije dhe desertë, sidomos në vendet që më herët kanë qenë pjesë e Perandorisë Osmane.

 

Ajo qe një pije e popullarizuar në tokat e Perandorisë Osmane, nga ku u përhap deri në Angli dhe Gjermani, para paraqitjes së kafesë dhe çajit, dhe më vonë ofrohej si një pije alternative në kafene. Në Angli, pija njihej si Salup. E popullarizuar në shekullin 17 dhe 18 në Angli, përgatitja e saj kërkonte që pluhuri i salepit t’i shtohej  ujit derisa të trashej, pastaj ëmbëlsohej, pastaj i jepej shije me anë të lules së portokallit apo ujit të trëndafilit. Zëvendësimi i rrënjëve të orkidesë britanike, i njohur si “dogstones”, u pranua në shekullin 18 në vend të variantit origjinal turk.

 

Salepi tash shpesh bëhet me qumësht të nxehtë në vend të ujit. Të tjerë desertë, po ashtu, bëhen nga mielli i Salepit, përfshirë dhe pudingun e Salepit dhe akulloren e Salepit. Regjioni Kahramanmarash i Turqisë është një prodhues i madh i Salepit, i njohur si Salepi Marash. Popullarizimi i Salepit në Turqi ka çuar në rënien e popullatës së orkideve të egra. Si pasojë,  është ilegale të eksportosh Salep të vërtetë. Kështu, shumë përzierje instante të Salepit bëhen me shije artificiale.

 

Salepi, po ashtu, konsumohet në Greqi dhe zakonisht shitet në rrugë si pije e nxehtë gjatë muajve të ftohët. Salepi është shumë i popullarizuar në shumë pjesë të Lindjes së Mesme. Familjet në Siri, Jordani, Palestinë dhe Liban pinë versionin e nxehtë gjatë dimrit. Në Afrikën Veriore – p.sh. Libi – shërbehet e ftohët.

 

Romakët e lashtë, po ashtu, bënin pije nga zhardhokët e bluar të orkidesë, të cilat i quanin me emra të ndryshëm, sidomos Saitirion apo Priapiskus.