Si mund të nxis kreativitetin gumëzhima e kafenesë

Ulja në kafenenë tënde të preferuar mund të jetë mënyra më efikase për të shkruar një letër apo për të kryer një projekt. Por, një websajt i ri ta mundëson të sjellësh kafenenë në qoshen e dhomës tënde.

 

Ky websajt, i quajtur Coffitivity, u frymëzua nga një hulumtim i vonë, që tregon se zhurma e aparateve të espressos dhe muhabeti tipik i kafeinuar i shumicës së kafeneve krijon pikërisht nivelin e duhur të zhurmës së prapaskenës për të stimuluar kreativitetin.  Websajti, që është pa pagesë, lëshon një klip me tinguj ambiental të kafenesë që, sipas hulumtuesve, ndihmon njerëzit për t’u përqendruar.

 

Në një seri eksperimentesh që  shqyrtonin efektet e zhurmës në të menduarit kreativ, hulumtuesit pranë Universitetit të Illinois në Urbana-Champaign, i angazhuan pjesëmarrësit të ideonin produkte të reja ndërsa u ishin ekspozuar niveleve të ndryshme të zhurmës së prapaskenës. Rezultati i tyre, i publikuar në The Journal of Consumer Research, gjeti se niveli i zhurmës ambientale që është tipik për një kafene aktive apo për një televizor në dhomën e ditës, me rreth 70 decibel, përmirësoi performancën në krahasim me heshtjen relative të 50 decibelëve.

 

Një nivel më i lartë i zhurmës, rreth 85 decibel, afërsisht sa niveli i zhurmës që gjeneron një mikser, u tregua tepër shpërqendrues, zbuluan hulumtuesit.

 

Ravi Mehta, një asistent profesori i administrimit të biznesit pranë universitetit që zhvilloi hulumtimin, tha që qetësia ekstreme tenton të mprehë përqendrimin tënd, çka mund të të parandalojë nga të menduarit në abstraksion.

 

“Kjo është arsyeja përse ti, nëse je tepër i përqendruar në një problem dhe nuk mund ta zgjedhësh,” tha Dr. Mehta “ti e lë atë për një kohë, pastaj i kthehesh dhe e gjen zgjedhjen.”

 

Por, nivelet mesatare mund të shpërqendrojnë njerëzit mjaftueshëm sa për të menduar më gjerë. “Kjo të ndihmon të mendosh jashtë ‘kutisë,’” tha ai.

 

Dobitë e zhurmës mesatare vlejnë vetëm për punë kreative. Projektet që kërkojnë kushtim të vëmendjes detajeve, si kontrollimi i një teksti apo rregullimi i taksave, tha Dr. Mehta, kryhen më mirë në një ambient të qetë.

 

Në studime tjera, ai dhe kolegët e tij kanë gjetur që ekspozimi ndaj ngjyrave të caktuara, po ashtu, luan një rol. Ndërrimi i ngjyrës së prapavijës në të kaltër në kompjuterin tënd, për shembull, përmirëson performancën e punëve kreative, ndërsa, kur e bën të kuqe, kjo ndihmon në punët që kanë të bëjnë me detaje. Hapësirat e mëdha, me plafon të lartë, po ashtu mund të nxisin të menduarit kreativ, gjetën ata.

 

Krijuesit e sajtit Coffitivity gjetën këtë ide pas një shqyrtimi spontan të një partnershipi në Richmond.

 

“Ne po frekuentonim shumë kafenetë dhe po kryenim punë goxha mirë,” tha Ace Callwood, themelues i sajtit dhe koordinator për ndërmarrësi në shkollën e biznesit pranë Virginia Commonwealth University.

 

Një anëtar i ekipit, Justin Kauszler, vërejti që, kur kthehej në ambientin e zakonshëm të punës, në një zyre të ulët e sterile, produktiviteti i tij pësonte rënie. Kur shefi i Mr. Kauszler hoqi kërkesën e tij për të dalë nga zyrat dhe për të punuar në një kafene, ai dhe kolegët e tij vendosën t’i sillnin kafenetë e tyre të preferuara në kompjuterët e tyre.

 

Me disa pajisje të huazuar, ata përfundimisht e qëlluan nivelin ideal të zhurmës, një vend i quajtur Harrison Street Café.

 

“Aty thjesht ishte përzierja e duhur e çdo gjëje,” tha Mr. Callwood. “Aty mund të merrje një aparat të kafesë si dhe kishe njerëzit që flisnin dhe hanin. Aty kish dy kate dhe ne morën atmosferën e të dy kateve.”

 

Coffitivity nisi më 4 mars dhe atë diti pati 120 shikimi të faqes. “Mendoj që nënat tona e shikuan njëqind herë,” u tall Mr. Callwood.

 

Që atëherë, trafiku në websajt ka eksploduar, tha ai. “Seuli, në Kore, është qyteti që e përdor më së shumti. Nju Jorku është i dyti, pasuar nga Londra , Los Angjeles dhe Çikago.”

 

Mr. Callwood dhe kolegët e tij në Coffitivity thonë që tash janë në proces të krijimit të një aplikacioni dhe shtimit të më shumë klipeve të përpiluara për vende specifike.

 

“Australianët, me sa duket, urrejnë theksin amerikan,” tha ai. “Ne kemi australianë që kërkojnë prej nesh tinguj tjerë.”

 

“Na thirri dhe një rabin dhe tha ‘Hej, ka një qendër mësimore çifute që ka një tingull tejet të dallueshëm në hebraisht,’ dhe pyeti nëse do të mund të vendosnim atë lloj tingulli në websajt. I thamë që, nëse na e sjell audio fajllin, do ta përdorim.”/NYtimes