Si ndihmon kafja në humbjen e peshës

Kafja mund të jetë më shumë e njohur si një pije që të kthjellë në mëngjes apo dhe gjatë ditës, por ekspertët mjekësor kanë gjetur dobi në pirjen e kafesë më shumë sesa dinë shumica e njerëzve.

 

Kafja, veç tjerash, ndihmon në humbjen e peshës. Hulumtuesi mjekësor Chris Kilham, i cili është edhe autor i Medicine Hunter Inc. tha se pirja e kafesë pas ushqimit ndihmon në tretje. Kjo do të thotë se kafja i ndihmon trupit të procedojë më ngadalë ushqimin.

 

Profesionisti i ushqimit pranë Universitetit Cornell David Levitsky, po ashtu, pajtohet me atë se kafeina ul shkallën me të cilën barku hedh ushqimin e konsumuar  në zorrën ku tretja ndodh. Ai shtoi se kafja ndihmon edhe në rritjen e metabolizmit të trupit.

 

Kontrollon apetitin

Nëse jeni person që vuan nga dhimbjet e urisë gjatë dietës, pirja e kafesë mund t’ju ndihmojë në kontrollimin e apetit tuaj.

 

Për të kuptuar më mirë si e ndrydh  kafja apetitin e personit, Mayo Clinic shpjegon se kjo ndodh nëpërmjet humbjes së ujit nga konsumimi i kafeinës apo i djegies së kalorive. Procesi njihet si termogjene dhe ndodh kur trupi gjeneron nxehtësi dhe energji nga tretja e ushqimit. Mirëpo, rezultati është i përkohshëm.

 

Dobia në ushtrime

Kur personi ushtron, kafeina ndihmon në mënyra të ndryshme. Ajo mund të shtojë lirimin e acideve të lira yndyrore në gjak, gjë që të mundëson të ushtrosh më shumë dhe më gjatë.

 

Kafeina po ashtu rrit energjinë dhe të ndihmon të fokusohesh më shumë në trening. Kjo sepse neuro-transmetuesit  natyral si serotonina, dopamina dhe acetilkolina funksionojnë mirë gjatë kësaj kohe.

 

Interesant është fakti se shumë njerëz besojnë se kafja shkakton varësi. Ekspertët mjekësor janë të një mendjeje se kafeina s’është vetëm një stimulues mesatar, madje edhe Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë se kafja s’duhet të krahasohet me varësinë nga drogat. Drejtori i nutricioneve sportive pranë Universitetit të Kalifornisë Dr. Liz Applegate theksoi se pirësit e shumtë të kafesë, si ata që pinë deri në gjatë kafe të vogla, mund të ndiejnë irritim dhe lodhje, nëse ulin konsumimin e kafesë, por ata mund ta marrin veten pas disa ditësh.

 

Vetëm mundohuni t’i shmangeni  sheqerit. Zgjidhni kafe të zakonshme ose espresso pa sheqer. Kafetë që përmbajnë sheqer, krem, qumësht dhe sirup, mund të përmbajnë shumë kalori.