Si të pish kafe si një burrë

Kushdo që të ketë thënë se kafja është pijë e burrit, duhet të ketë qenë … burrë. Të bëjmë një shqyrtim të shpejtë mbi atë se si pritet të pijë kafenë një burrë.

 

E zezë dhe e fortë


Kjo, mbase, është të menduarit më tradicional, madje dhe e dalë mode, mbi atë se si burrat duhet ta pinë kafenë. Burrat gjithmonë mendohet të anojnë më shumë nga zgjedhjet e thjeshta. S’ka gjë më të thjeshtë sesa një filxhan kafe e zezë, por natyrisht një thjeshtësi e tillë nuk duhet të merret si më pak e pasur në shije. Gjithçka varet nga kokrrat e kafesë që përdoren dhe mënyra e tyre e përgatitjes.

 

Tash ne shohim burra të pinë të gjitha përgatitjet e kafesë. Nga kafja më e zakonshme, që pihet me sheqer dhe krem, deri te përzierjet më aventureske me krem të rrahur. Më shumë sesa një mënyrë e përcaktimit të burrërisë së vërtetë, opsionet e kafesë duken të jenë më të lidhura me veçori të caktuara të personalitetit apo thjesht vetëm me përzgjedhje shijesh.

 

E rregullt dhe e shpeshtë


Burrat e vërtetë supozohet të nisin dhe të përfundojnë ditën e tyre me kafe me disa pije me kafe mes syresh. A nuk jemi mësuar me burrat e zënë me karrierë që ngarendin gjatë mëngjesit, mbas gjase, të gatshëm për ta lënë vaktin e mëngjesit, por jo dhe filxhanin me kafe të nxehtë për të nisur ditën? Po këta persona do të pinë prapë kafe në pauzë apo do të takojnë bashkëpunëtorët e tyre biznesor me kafe.

 

Kafja duket të jetë pija nr.1 e ditës, kur burrat bëjnë muhabet, mbase duke kaluar në alkool me hyrjen e natës. Megjithatë, do të jetë kafja ajo që do të ofrojë shpëtim për ata që bëjnë gabimin e pirjes së alkoolit. Për burrat e zënë, pirja e kafesë ofron arsyetimin më të mirë për t’u ndalur dhe ringjallur ndjenjat e topitura.

 

E zier, jo instant


Nuk e di saktësisht çka e bën kafenë e zier më burrërore sesa instant kafenë. Ndoshta, kjo ka të bëjë me mundin e dhënë për të nxjerrë shijen e dëshiruar. Madje dhe në pjekjen dhe përgatitjen e kafesë ka një mënyrë më burrërore të ekzekutimit.

 

Më parë sesa përdorimi i filterëve dhe i aparaturës tjetër të lehtë për t’u përdorur, veglat jo shumë të sofistikuara për përgatitjen e kafesë perceptohen si më burrërore. Kjo sigurisht ka të bëjë me një tjetër stereotip burrërie që pret nga burri të bëjë diçka nga kurrgjë. Duhet të jetë mjaftë e mundimshme të jesh një burrë që pi kafe me gjithë këto pritje.

 

Pra, ja ku i keni perceptimet më të zakonshme mbi atë se si duhet ta pinë kafenë burrat./bc