Skena fantastiko-shkencore në kafenenë Truth në Cape Town.

Shumë e përfolur, e shpërndarë nëpër internet, e fotografuar herë të panumërta – ju mirëpresim në çmendurinë e mekanizuar të kafenesë Truth, në Cape Town të Afrikës së Jugut.

 

Kalimi nëpër shtrofullën e Truth në Cape Town është si të shëtisësh në një skenë filmi. Ju zgjidhni se skenave të cilit film i ngjason kjo: “Metropolis” i Fritz Lang, “The City of Lost Children”, “12 Monkey”, “Van Helsing”. Kudo është vula e zhanrit të filmit Steampunk.

 

David Donde është Gjenerali i operacionit, entuziasti i Steampunk mbrapa bishës gjigande mekanike e quajtur Truth. Frymëzimi për këtë pajisje erdhi nga makina pjekëse Probat e vitit 1940, komplet me daullen pjekëse të hekurt. Këtij pjekësi Mr. Donde dhe ekipi i tij i lanë emrin “Colossus”, që qëndron me krenari në mes të hapësirës, duke rrezatuar tiparin tjetër të Truth.

 

Krahas menysë së espressos, ata ofrojnë sandviçë. I gjendur përpara pjekësit të veshur me kallaj, bari kryesor është vendi ku rrinë 3 Vrasës (baristë) dhe çfarëdo qoftë tjetër që ndodh aty, ndërsa kafeja vjen në filxhan klasik dhe shërbehet nga një personel me uniforma steampunk.

 

Përveç disa pjesëve klasike, të gjitha orenditë janë dizajnuar dhe ndërtuar ekskluzivisht për këtë vend. Gjëja më mbresëlënëse është tavolina e përbashkët e gjatë mbi 7 metra, e bërë nga druri i pishës i marrë nga plafonët e ndërtesave dhe nga tubat industrial. Çdo detaji i është kushtuar vëmendje, dhe rezultati jep ndjesinë pjesërisht të një kafeneje, pjesërisht të një parku me temën Steampunk. Nëse teknologjitë njerëzore dështojnë, shembullin e reduktimit të racës njerëzore në teknologjitë themelore të së djeshmes mund ta gjeni në Truth.

Kulti i kafes Truth mund të gjendet në rrugën Buitenkant në Cape Town, Afrikë Jugore.

 

CfmpJxMjbKvmrOgcgAnNalhxpKLxQpVdRyLZvfCqwlA,kWPdsOx976rTwxCZf3XSj2BttnqrghYcKvQFNbfOtcA

Mftzpbk4hvFLH_sYmqPI0gr_PkbH1ACFHCv_Iwzv_ik,7xKp01eN5v4-j3I3YLo-tyPu8VOQNVwfNjQD0l_ZYn4

h4wA_8VIbQ-JljzVvYlNCbSAdnIE4E0KQL2sDvhjh-o,0OUJ1p_J59IXGCST5dhQGe3syEOShwitnKQ8Zj3y1tM