Studimi: Pirja e shumtë e kafesë nën moshën 55 vjeçe e ndërlidhur me vdekje të hershme

Kur ju e përgatitni kafen e mëngjesit, pini ndonjë udhës për në punë, apo e mësyni hapësirën e pushimit në vendin e punës pasdite, sigurisht që nuk mendoni për atë sesi e studiojnë këtë shkencëtarët.

 

Kështu, ju themi që: Shumë studime kanë verifikuar ndikimet shëndetësore të kafesë, edhe pse matja e dëmeve dhe dobive potenciale s’është e lehtë sikurse pirja e një espressoje. Meqë një vistër i tërë i stileve jetësore dhe faktorëve gjenetik ndikojnë në mirëqenien fizike të personit, është vështirë të dihet saktësisht nëse, si apo deri në çfarë mase kafja mund të jetë e mirë apo e keqe për shëndetin afatgjatë të kujtdo.

 

Studimi më i fundit, i publikuar në Mayo Clinic’s Proceedings, zbuloi një lidhje mes pirjes së më shumë se 28 filxhanëve me kafe në javë dhe rritjes së rrezikut të vdekjes nga të gjitha shkaqet te njerëzit 55 vjeç e më të rinj. Një filxhan kafe peshon 225 mililitra.

 

Kjo nuk provon që kafja shkakton vdekjen. Kjo, po ashtu, duket të kundërshtojë një studim në New England Journal of Medicine të vitit të kaluar, i cili zbuloi që njerëzit të cilët pinë dy apo më shumë filxhanë me kafe në ditë rrezikojnë më pak të vdesin nga sëmundje të veçanta sesa ata që konsumojnë më pak ose aspak kafe.

 

Dhe një studim i muajit maj 2011 zbuloi që meshkujt të cilët pinë gjashtë apo më shumë filxhanë me kafe në ditë patën ulje rreziku nga kanceri fatal i prostatës.

 

Atëherë, si duhet të vendosim ne për sasinë e kafes që pimë, kur informatat rreth ndikimeve shëndetësore të saj janë më konfuze sesa një meny kafeje e shkruar në një gjuhë të huaj?

 

Ekspertët thonë që doza optimale e kafesë ndryshon shumë, varësisht nga personi. Njerëz të ndryshëm kanë tolerancë të ndryshme për kafenë.

 

Por, në përgjithësi, autorët e këtij studimi të ri theksuan porosinë e mesatares./cnn