Tabela me porosi frymëzuese nga kafenetë

Stresi dhe tendosja e të qenët vazhdimisht i ndërlidhur nganjëherë mund të ta marrin jetën – dhe, natyrisht, mirëqenien tënde. GPS-i i shpirtit mund të të ndihmojë të kthehesh mbrapa në rehati.

 

Instruksionet e GPS-it janë udha jonë për të të treguar çfarë ua zbuti stresin të tjerëve, me shpresë se do të jesh në gjendje të identifikosh zgjidhjen që funksionon në rastin tënd.

 

Të gjithë në kemi “armë sekrete” për çstresim, të cilat i nxjerrim në kohë tensionesh e shqetësimesh, qofshin ata foto që na relaksojnë apo na bëjnë të qeshim, qofshin ushtrime meditative që na ndihmojnë të gjejmë një kuptim heshtjeje dhe qetësie.

 

Kafenetë prej kohësh kanë qenë vende ku njerëzit kanë ardhur për t’i mbledhur mendimet e tyre rreth shijes qetësuese të kafesë apo çajit. Disa bëhen bashkë me shokët, të tjerë vijnë të vetëm, me letër dhe laps, për të përfituar nga atmosfera relaksuese. Shumë kafene e shpërndajnë ngrohtësinë e tyre të

brendshme në rrugë me shenja që përhapin të qeshurën, edhe nëse ti nuk merr kohë të ndalesh për një filxhan kafe. Disa nga porositë më interesante në tabelat me shkumës janë si në vijim:

 

 

 

 

 

 

"Citatit i ditës!

Mos u merakos për të ardhmen: ajo nuk vjen njëherësh, por ditë pas dite".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"OPTIMIST: Dikush që e merr vesh se bërja e një hapi prapthi, pasi të kesh marrë një hap para, nuk është katastrofë, por më shumë si një ça-ça".

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Ne jemi miqtë tuaj"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Paçi një ditë të mirë -- Hapur"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Qeshu! Gëzimi duket bukur në ty"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Jeta është si një kamerë: fokusohu në atë që është e rëndësishme dhe do ta kapësh siç është më së miri"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Nëse asnjëherë nuk e kalon vijën, si do ta dish ku është ajo"

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

"Më thuaj çfarë mendon të bësh me jetën tënde të çmueshme"