Torta e kafesë – një meze e gjithanshme

Për dikë që s’e ka dëgjuar këtë term më herët, torta e kafesë mund të ketë kuptimin e një torteje që ka kafenë si përbërës. Por, pastaj zakonisht do të përmbajë edhe çokollatë dhe të quhet torte mocha. Apo mund të mendohet se dikush ka harruar të vendos “and/edhe” mes fjalës “cake” dhe “coffee,” duke e bërë atë një formë amerikane të traditës angleze të çajit të pasdites.

 

Por, nuk është asnjëra nga këto.

 

Torta e kafesë (coffee cake) është më e rëndë, një brumë i ëmbëlsuar, me një shtresë të sipërme (topping) të përbërë nga kanella, nga sheqeri bojëkafe dhe nga arrat ose të spërkatur në maje të brumit para pjekjes, ose duke vënë gjysmën e brumit në tigan, pastaj duke e spërkatur përzierjen e sheqerit dhe duke e vënë si shtresë të sipërme me pjesën e mbetur para pjekjes. Sido që të jetë, ajo është e shumë e shijshme dhe më së miri shërbehet e nxehtë në mëngjes.

 

The Betty Crocker Cookbook e definon tortën e kafes si një bukë të shpejtë, një pasardhës të tortave të papërpunuara të shtëpisë së kohëve të mëhershme. Atyre u thuhet “të shpejta,” ngaqë bëhen me të tharëm që reagon shpejt, siç është pluhuri për pjekje (soda e bukës) apo soda e bukës bashkë me qumësht të thartuar.

 

Bukët e shpejta mund të bëhen në minutën e fundit, pa pritur që tharmi të ngritët si në brumërat e tjera. Ato mund të përzihen, të pjekën dhe të shërbehen të nxehta nga furra.

 

Më poshtë keni një recetë për një torte të gjithanshme të kafesë. Kjo është një tortë pikante e kafesë me kanellë, aromatike dhe e shijshme.

 

Prize Cinnamon Coffee Cake


¾ gotës sheqer

 

¼ gotës margarinë

 

1 ve

 

½ gotës qumësht

 

1 ½ gotës miell të situr

 

2 lugë të mesme sodë të bukës

 

½ lugë të mesme me kripë

 

Shtresa e sipërme (topping)

 

½ gotës sheqer bojëkafe

 

1 ½ lugë të mesme me kanellë

 

½ gotës arra të copëtuara

 

Nxeheni furrën deri në 190 gradë. Përziejeni sheqerin, margarinën dhe venë. Përziejeni qumështin. Përziejeni së bashku miellin, me sodën e bukës dhe me kripën. Përziejeni, derisa të kombinohen. Shpërndajeni brumin në një tigan të vajosur dhe të spërkatur me miell me madhësi 22 centimetra katror. Spërkateni me përzierjen për shtresën e sipërme (topping). Piqeni 25 deri 35 minuta. Shërbejeni të nxehtë, të sapodalë nga furra. Priteni në madhësi të katrorëve 7 centimetrash.