Torte Moka e pjekur në furrë

Koha e përgatitjes: 10 min.

Koha e pjekjes: 50 min.

Koha e plotë: 1 orë.

Rezultati: 4 ofrime

Madhësia e ofrimit: një copë mesatare e prerë

Kaloritë për ofrim: 450

Yndyrë për një copë: 17 g

 

Përbërësit:


110 g sheqer të bardhë

110 g gjalpë

Dy ve të mëdha, të rrahura

2 lugë gjelle qumësht

1 lugë gjelle esencë kafeje (ose përzierje e ujit të vluar me instant kafe)

1 lugë gjelle kakao

180 g miell të situr

150 sheqer të bluar

 

1. Në një enë përzieni sheqerin me gjalpin dhe rrihni, derisa të shkumëzohen.

2. Shtoji vetë, qumështin, esencën e kafesë dhe kakaon. Përzieni mirë.

3. Shto miellin ngadalë, derisa të kombinohet krejtësisht.

4. Vendose përzierjen në një letër pjekjeje të lyer me yndyrë.

5. Shto temperaturën e furrës në 180 gradë.

6. Vendose në raftin e ulët dhe pjeke për 45-50 minuta.

7. Ndërkohë, përziej sheqerin e bluar dhe disa pika ujë, derisa të formohet pasta (shllagu).

8. Pasi që torta Moka të jetë ftohur, mbuloje me shllag dhe përfundoje duke vendosur copëza të imëta çokollate përmbi.