Tri kafenetë bashkëkohore më mbresëlënëse në botë

Kafenetë kanë shërbyer si vende shoqërore për takime njerëzish për një kohë të gjatë. Shumë kafene historike, fatmirësisht, janë ruajtur dhe ende gëzojnë mbështetjen e shumë entuziastëve të kafesë. Përgjatë kohës, plot kafene bashkëkohore kanë lënë gjurmët e tyre dhe këto janë tri më mbresëlënëset në kuptimin e ambientit dhe shërbimit të kafesë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Bakeri, New York

 

Bakeri është një kafene-furrë në Williamsburg, Brooklyn, New York. Ajo njihet se e bën vetë bukën, xhemin dhe gjalpin. Ajo, po ashtu, ofron një nga atmosferat më të rehatshme që ekziston në kafenetë e sotshme.

 

E jashtëzakonshme është fjala e cila përdoret shpesh për të përshkruar kafenë që shërbehet këtu. Interieri i kthen myshterinjtë mbrapa në kohën e cila ishte shumë më e qetë dhe më delikate sesa kjo e tashmja. Bakeri, gjithashtu, shërben mëngjes dhe drekë.

 

*********************************************************************************************************************************************************************************************

 

Allpress Espresso

 

Tregimi për Allpress Espresso nisi në Zelandën e Re, kur Michael Allpress vendosi të përqendrohej në ndërtimin e karrierës që kishte të bënte më dashurinë e tij për espresson tradicionale italiane në vitin 1986. Ideja e tij mbërriti Australinë para se ai ta sillte atë në Britani. Allpress Espresso tash është një sinonim për një pjekës kafeje dhe një specialisti të espressos.

 

Ai ka së paku gjashtë kafene në Aukland, Ponsonbi, Dunedin, Sidnej, Melburn, dhe në Londër. Pronarët i quajnë këto vende bilborda që ecin. Krahas kafesë Allpress tepër të popullarizuar, të gjitha kafenetë e tij shërbejnë sandviç në stil italian. Përzierjet me kafe të freskët gjithmonë janë në dispozicion për shitje për myshterinjtë që do të donin ta përgatitnin këtë kafe të njohur në shtëpitë e tyre.

 

*********************************************************************************************************************************************************************************************

 

Cafe des Deux Moulins, Paris

 

Cafe des Deux Moulins gjithmonë do të mbahet mend si kafeneja e cila u përdor në filmin klasik Amelie. Ajo shërbeu si vendi kryesor i punës së personazhit dhe dukej si një kafene klasike nga çdo kënd. Ajo dhe ka mbetur një kafene e rehatshme e mëhallës dhe pikërisht nga kjo buron tërheqja e saj.

Ajo mbijetoi rënien e madhe të kafeneve të Parisit, edhe pse duket të mos jetë në gjendje të përshtatet me pritjet e myshterinjve të moshës së re. Lokacioni i saj ka hise të madhe në vlerësimin pozitiv që i bëhet, meqë ofron një pikëvështrim për soditjen e pazarit rrugor përplot jetë. Kjo kafene e trotuarit është bërë një atraksion turistik në vetvete, madje edhe për ata që nuk janë dashamirës të kafesë.