Tri kafenetë klasike më të bukura të botës

Bukuria është subjektive, kështu që ka mundësi që çfarëdo që vlerësohet si e bukur nga njëri, mund të mos jetë e tillë për tjetrin. Sidoqoftë, në temën e përcaktimit të bukurisë së kafeneve apo ndërtimit të kafeneve, gjatë pjesës së fundit të shekullit 19 e deri te pjesa e hershme e shekullit 20, ka së paku tri të cilat, pa dyshim, do të merrnin pëlqimin për bukuri. Bukuria së cilës i referohet këtu nuk vjen vetëm nga struktura mbresëlënëse dhe nga ambienti i brendshëm, por dhe nga historia e cila i shton me brendin e vet bukurisë së këtyre tri kafeneve të bukura klasike.

 

caffe florian2

Caffe Florian


Caffe Florian mund të gjendet në qytetin e Venedikut, në Itali. Kjo është një nga kafenetë më të vjetra me veprimtari të vazhdueshme, e ndërtuar në vitin 1720. Hapësirat mbresëlënëse të Caffe Florian janë dizajnuar nga artistë, skulptorë e fotografë, ndër tjerë. Ajo ka qenë vend i Ekspozitës Ndërkombëtare të Artit Bashkëkohor që nga viti 1893.

 

Si mund të mos jetë e bukur një kafene e mbushur me art, sidomos me llojin e artit që ajo me krenari mbart?

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Caffe New York


Për Caffe New York në Budapest, Hungari, lirisht mund të thuhet se është ndër më të bukurat. Ajo gjendet në hotelin Boscolo Budapest. Ka shumë pak kafene që mund të sfidojnë standardin e bukurisë së Caffe New York. Ajo konsiderohet panteoni letrar i identifikuar me kohën kur kishte shumë optimizëm dhe paqe, që zakonisht në histori i referohet si Belle Epoque. (Epoka e Bukur)

 

Në këtë zgjedhje s’ka absolutisht hapësirë për diskutim.

 

budapest

cafe new york facade

 

Cafe Majestic


Cafe Majestic mund të gjendet në Rue Catarina në Portugali. Kjo kafene, e ndërtuar në vitin 1921, konsiderohet një margaritar arkitektonik, i cili ka përfituar nga restaurimi pedant. Ajo gëzonte patronazhin e anëtarëve elitar të shoqërisë.

 

Kjo është një shembull madhështor i shpëtimit të një thesari në momentin e fundit.

 

cafe majestic2cafe majestic

 

Çfarë kanë të përbashkët këto tri dyqane klasike të bukura? Le të themi thjesht një ndjesi për historinë dhe një shije për gjëra delikate në jetë. Të gjitha kanë qenë dhe vazhdojnë të jenë vendet e parapëlqyera për tubime letrare dhe ngjarje arti. Pa dyshim, në kafene ka më shumë sesa kafe./BC