Truri juaj në kafe: Si ndikon kafeina në kiminë e trurit

Në marrëdhënien tuaj dashurore me kafenë, a jeni munduar ndonjëherë nga një mungesë e bezdisshme e kafeinës pasdite? Për shumicën prej nesh, kjo përgjumje e pasdites është koha e përsosur të kapim edhe një filxhan me kafe për të lartësuar nivelin e energjisë, në mënyrë që t’ia dalim mbanë në pjesën e mbetur të ditës.

 

Edhe pse kafja është provuar të jetë një eliksir modern me një listë të gjatë dobish shëndetësore, kjo ende nuk i jep përgjigje pyetjes se si ndikon kafja në trurin tuaj në jetën e përditshme.

 

Kafja në Amerikë dhe përtej


Sot, deri 90% e amerikanëve pinë ndonjë formë kafeine për çdo ditë. Afërsisht 50% prej nesh pinë deri në 300 mg kafeinë çdo ditë, çka e bën kafeinën ilaçin më të preferuar në Amerikë.

 

Çka fshihet mbas etjes për kafe


Edhe pse kafja është ushqim bazë në disa kultura, ajo lehtë mund të bëhet një varësi e pranueshme, kur ju mund të vdisni për një filxhan fort të nxehtë të kafesë çdo ditë. Hulumtimet konfirmojnë që ata prej nesh që janë të varur prej kafeinës, natyrshëm kanë më pak katekolamine, kemikate që gjenden në tru, të cilat ndihmojnë në energji dhe vëmendje përgjatë ditës.

 

Në momentin kur ne pimë gllënjkën e parë të kafesë, kafeina shpejt lëvizë nëpër rrjedhën e gjakut dhe shkrep lëshimin e katekolamineve, adrenalinës, dhe noradrenalinës. Njëkohësisht, kafeina në kafe ndrydh apetitin, çka pengon mundësin e trupit për të prodhuar më shumë neurotransmiterë. Si rezultat, kafja ofron një zgjedhje afatshkurtër që krijon një problem afatgjatë.

 

Si ndikon kafeina në kiminë e trurit


Kafeina ndikon në kiminë e trurit, sepse ajo lidhet për proteina të quajtur receptorë të adenozinës. Mu siç dhe tingëllon, këta receptorë ndihmojnë në detektimin e adenozinës në tru dhe mund të shkaktojnë përgjumje. Kur kafeina të lidhet për këta receptorë, ajo pengon qelizat e trurit të ndjejnë adenozinën duke ofruar një tundje të menjëhershme dhe duke eliminuar përgjumjen përkohësisht.

 

Kjo është saktësisht arsye përse shumë prej nesh tërhiqemi nga kafja për të qëndruar zgjuar gjatë gjithë ditës. Kafeina është provuar të rrisë funksionin mendor për qëllim pune, studimi, dhe kryerjen e punëve të ndërlikuara.

 

Meqë kafeina punon si stimulues i sistemit nervor qendror, ajo do ta bëjë trupin të “harrojë” se është i lodhur. Kur përdoret në sasi të arsyeshme, kafeina mund të ndihmojë në mbajtjen e niveleve të energjisë gjatë ditës. Paralajmërimi këtu është se kjo tolerancë formohet shpejt: për të kompensuar receptorët e adenozinës të cilët pengohen nga kafeina, truri do të formojë edhe më shumë receptorë. Si rrjedhim, do të nevojitet më shumë kafeinë për ta larguar përgjumjen.

 

Kur truri të detektojë shtimin e adenozinës, do t’ju bëjë të ndiheni edhe më të lodhur sesa kur morët filxhanin e parë të kafesë. Tash, ju duhet edhe më shumë kafeinë për të mbajtur lart nivelin e energjisë dhe për t’i mundësuar trurit tuaj të funksionojë si është më së miri.

 

Ndjenja e mirëqenies që vjen nga kafeina


Por, çfarë të keqe ka që të kënaqesh me disa filxhan kafe për të përmirësuar disponimin dhe për t’i dalë në fund ditës i kthjellët? Kafeina menjëherë mund të përmirësojë disponimin duke stimuluar dopaminën, ndonëse ajo zbraz serotoninën me kohë, çka përfundimisht bën që të ndiheni jo shumë mirë.

 

Harxhimi i serotoninës s’është diçka jo serioze. Serotonina është e rëndësishme për rregullimin e shumë funksioneve trupore, përfshirë ciklet e gjumit, kontrollin e dhimbjes, etjes për karbohidrate, dhe tretjes. Nivelet e ulëta të serotoninës shoqërohen me funksionim të dobët të imunitetit.

 

Nëse keni vërejtur trazim të gjendjes suaj mendore, apetitit, gjumit të natës, ndoshta duhet të kontrolloni varësinë tuaj nga kafeina. Ndonëse s’ka arsye që të hiqni dorë krejtësisht nga kafeina, pirja e kafesë në sasi të arsyeshme mund të parandalojë zbrazje të ndjeshme të serotoninës. Shenja më qartë e rënies së niveleve të serotoninës për shkak të mbidozës së kafeinës është ndryshimi i disponimit pas konsumimit më të madh së zakonisht të kafesë./INC