Udhëtimi i kafesë: Kafene në Tokio

Bear Pond Espresso

 

Bear Pond është një nga destinacionet më të njohura për kafe të specializuar në Tokio, duke qenë s’e ka bërë një përshtypje të mirë në një numër blogjesh, revistash, e artikujve të gazetave në vitet e fundit. Sipas disa të dhënave, pronari Katsu Tanaka jetoi në Amerikë për disa vite dhe, me sa duket, punoi si një trajner me specializues të njohur të kafesë si Counter Culture Coffee dhe Gimme! Coffee.

 

Lokacioni modest i Bear Pond gjendet karshi një dyqani petullash (donut shop), në një rrugë interesante, përplot me këso ndërmarrje të çuditshme në Shimokitazawa. Kafeneja tejmbushet kollaj me klientë seriozë që presin për kafenë e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

**********************************************************************************************************************************************************************************************

Paul Bassett, Shinjuku, Tokio


Kafeneja e Shinjuku e Paul Bassett-it doli të jetë nja 10 minuta ecje larg nga ndërtesa qeveritare e Tokios, struktura e dytë më e lartë në Tokio, që ka një kuvertë për soditje në katin 48. Kështu, ne u ndalëm për kafe para se të ngjiteshim për t’u kënaqur me pamjen e qytetit.

 

Paul Bassett, i cili është nga Australia, është barist-kampion botëror i vitit 2003. Ai hapi dyqanin e tij të parë në Ginza, Tokio. E veçanta e dyqaneve të tij është se në secilin dyqan pjekja e kafesë është e hapët për publikun. Trastat me kafe të pjekur pastaj deponohen në kabinete me klimë të kontrolluar.

 

Këto janë kafene shumë të mira, me një staf që vazhdimisht bën pije të mira.

 

**********************************************************************************************************************************************************************************************

Streamer Coffee, Tokio


Streamer Coffee është një kafene e lezetshme, e vendosur në pjesën më të banuar të Shibuja, jo larg stacionit. Kjo kafene udhëhiqet nga Hiroshi Sawada, një kampion në artin e latte-s, së bashku me Takehiro Kato.

 

Aty ka një hapësirë të dizajnuar bukur, me një balancim mes tonit të ftohët të betonit dhe tonit të ngrohtë të drurit. Hapësira është minimaliste, pa ndjesinë e tepërt të zbrazëtirës. Po ashtu, vendi është përplot me ndjekës të trendeve që shikojnë internetin në iPadet e tyre, gjë që bën dhe të duket interesante.

 

Kjo kafene ka praktikën e nxjerrjes së espressove të trefishta. Kjo do të thotë se ka 3 përgatitje kafeje në një, që prodhon një espresso voluminoze, mes espressos single dhe double. Me fjalë tjera, ajo është kafe tepër e koncentruar, me një shije të yndyrshme.

 

**********************************************************************************************************************************************************************************************

Anniversaire Café, Tokio


Omotesando është një lagje e njohur për dyqanet e shumta të modës (Chanel, Dior, Prada, etj), si dhe për sheshin me drurë Zelkova, që ofrojnë hije të mirëseardhur dhe gjelbërim freskues. Kur vizituam këtë kafe, u gjendëm midis një ceremonie martesore, së bashku me një përzierje krushqish dhe disenjatorësh që kishin marrë pushim nga dyqanet e tyre.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

**********************************************************************************************************************************************************************************************

Café de l’Ambre, Tokio

 

Café de l’Ambre është një legjendë interesante e Tokios, e gjendur në rrugët zigzage, larg nga zona e dyqaneve në Ginza. Interieri ka një bar që duket të jetë më i përshtatshëm për ofrim koktejesh sesa për kafe. Menyja, po ashtu, është unike, ku përfshihen një sërë përzierjesh të çuditshme pijesh, përfshirë ve me kafe.

 

Admiruesit e kafesë do të shikonin me skepticizëm përdorimin e kafesë së vjetër në l'Ambre. Pjekësit e specializuar janë duke shkuar nga "sezonaliteti," duke e zvogëluar kohën e deponimit të kokrrës së gjelbër të kafesë dhe duke e futur në treg sa më shpejt pasi të jenë vjelë. Siç shkruan New York Times:

 

"l'Ambre ka një makinë pjekëse të cilën pronari 95 vjeçar ende e shfrytëzon. Ai nisi ta përdorte me kokrrat nga Indonezia të destinuara për Gjermaninë gjatë luftës së dytë botërore. Qysh atëherë, ai mbështet kafenë e vjetëruar. menyja përfshin kafe të bërë nga kokrrat kubaneze të vjela në vitin 1974, kokrrat kolumbiane nga viti 1989 e kështu me radhë."

 

Kafja këtu udhëhiqet nga një filozofi tjetër e asaj çfarë mendohet me “shije të mirë.” Është e ndryshme, por sigurisht jo e keqe.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

**********************************************************************************************************************************************************************************************

Pot Luck, Tokio


Pot Luck është një restorant dhe kafene në bodrumin e Opening Ceremony, që është një butik teshash tetëkatëshe në Shibuja. Këtu shërbehen ushqime të ndryshme, përfshirë dhe sandviçë. Por, arsyeja e përfshirjes së këtij vendi në listë është kafja, e cila porositet nga San Francisko dy herë në javë për të siguruar freskinë e kafesë.