Udhëtimi i kafesë: Kafeneja Demokratik, Kopenhagen, Danimarkë

Një nga kafenetë më të mira të Kopenhagenit fshihet në hajatin e librarisë kryesore të qytetit, Københavns Hovedbibliotek, disa blloqe nga stacioni Nørreport. Anash në të djathtë, kur të hysh në librari, do të gjesh rrugën për te një dhomë me një bar të drurët e të gjatë. Do të të falej sikur të mendoje se ky është vendi ku duhet regjistruar librat në dalje, po të mos ishte furra mbrapa dhe pajisjet e kafesë.

 

Oliveri, pronari i dyqanit, flokët kaçurrela dhe syzet e të cilit zor se të lënë pa e vërejtur atë, shërben espresso të shkëlqyer, me kafe nga pjekësi i respektuar Koppi nga Suedia. Kur në bëmë vizitën, ata po shërbenin kafen nga Ruanda, që ishte e ëmbël, në të tharët, që anonte nga çokollata, dhe plotësisht e kënaqshme. Ata po ashtu pjekin lloje brumërash, përfshirë dhe croissant të shijshëm e të bërë si duhet si dhe lloje tjera që mund t’i shihni më poshtë.

 

Pak gjëra shkojnë mirë së bashku si një krah librash interesante, një kafe e mirë, dhe ëmbëlsira nga brumi.

 

Po ashtu, mund të shohësh punën që kryhet në bërjen e brumërave dhe kafesë në videon e mëposhtme./frshgrnd