Udhëtimi i kafesë: Si e pinë kafenë suedezët

Kafja në Suedi nuk është vetëm kafe. Ajo është një stil jete.

 

Suedia gjendet në top tre konsumuesit më të mëdhenj të kafesë në botë (që tejkalohet vetëm nga Finlanda dhe Holanda), dhe ndërsa suedezët sigurisht që pinë kafenë e mëngjesit sikurse ne të tjerët, ajo që është më e rëndësishme në këtë vend skandinav është pushimi i kafesë.


Në Suedi, ky pushim quhet Fika - edhe si folje, edhe si emër - për të treguar kohën e ditës kur ulesh dhe pushon, kënaqesh me një filxhan kafe, mundësisht me ndonjë kulaç të pjekur bashkë me të.


Fika është një aktivitet shoqëror dhe, ndërsa mund të ulesh me Kanelbulle (roladë suedeze me kanellë) dhe të pish kafenë tënde i vetëm, Fika shumicën e rasteve kalohet me shoqëri. Hapësirat e pushimit në vendin e punës shpesh quhen “dhoma Fika” dhe zakonisht sheh punëtorët të bashkohen në mëngjesin e vonë dhe pasditen e hershme për pauzën e tyre të shenjtë Fika.


Fika, gjithashtu, është një arsyetim për t’u bashkuar me shokët, një shans për të ndenjur e pirë kafe për një orë, për të ndarë nga një copë torte çokollate dhe për të dëgjuar për ngjarjet më të reja.


Për shkak të ndikimit të kulturës evropiane të vendeve jugore të Evropës, sot në kafenetë suedeze mund të gjesh gjithçka, nga një kapuçino deri te një kafe latte, por standardi i vjetër mbetet ai i kafesë klasike, të zezë, e kafesë me pikim. Suedezët, po ashtu, njihen se bëjnë Kokkaffe, kafe të zier, dhe mund do të gjesh aparatin francez (French Press) për kafe në shumë shtëpi suedeze.


Çfarëdo kafe që të pini, ju sigurisht se do të merrni diçka të ëmbël bashkë me të, gjë që mund të përfshijë nga keksat e vegjël deri te copat e mëdha të tortës. Por, ti mund të përdorësh Fika-n si një meze të shëndoshë e freskuese.


 

Pra, doni të pini kafenë si një suedez? Ulu me një shok, gjej një ëmbëlsirë të shijshme dhe merr pushim nga rutina e përditshme. Në fund të fundit, Fika ka të bëjë me kënaqjen me jetën.