Vogëlsirat e kafesë turke

Ka një proverb turk ku thuhet: “Një filxhan kafe mbahet mend për dyzet vjet”.

 

Në kulturën turke, kafja gjithmonë shërbehet në fillim të çfarëdo vizite. Asnjë bisedë nuk nis, derisa të shërbehet kafja. Diskutimi dhe përgatitja kujtohen së bashku. S’është për t’u çuditur që kafja turke është e paharrueshme.

 

Në asnjë kulturë, pothuajse, s’ka ritual më të rëndësishme sesa martesa. Kjo, fundi i fundit, është mënyrë për të përmirësuar pozitën personale në shoqëri. Çdo nuse e ardhshme testohet sipas mënyrë që ajo bën kafenë. Dihet që disa nuse e kanë ndërruar sheqerin me kripë, me qëllim që t’i shmangen një martese të padëshiruar.

 

Gjithashtu, është konsideruar ofendim që ta derdhësh kafen në pjatën e filxhanit, qoftë dhe pak, kështu që ndonjë nuse ngurruese nganjëherë gjente mënyrë për të derdhur kafenë jo vetëm në pjatën e filxhanit, por edhe në mysafirin. Kjo, zakonisht, i jepte fund bisedave për martesë.

 

Coffee

 

Shkuma në kafenë turke është tepër e rëndësishme: ajo bëhet duke ndenjur kafja në stufë (pllakë) pa u përzier. Disa njerëz do të thonë që është në rregull ta përziesh pas dy vlimeve të para. Në fakt, disa do të thonë që kjo është e domosdoshme, por asnjëherë nuk përzihet më pasi të kthehet në stufë për herë të fundit. Në të vërtetë, thuhet që nikoqirit që shërben kafenë pa shkumë i shkon fytyra.

 

Bëji vetes një filxhan kafe turke apo gjeje ndonjë vend që bën kafe të mirë turke. Përjetoje edhe këtë eksperiencë me kafe./BC