Zgjohu dhe nuhat kafenë

Pavarësisht a je një konsumues rastësor apo një ekspert stërhollues, aroma e kokrrave të freskëta të kafesë është e parezistueshme, dhe gjallëruese. Në fakt, vetëm aroma e kafesë mund të ta zgjojë trurin.

 

Kjo mund të duket si një kënaqësi e rëndomtë, por shkenca e kësaj është çuditërisht e ndërlikuar. Kafenetë lokale kanë përfituar një kohë të gjatë nga tërheqja aromatike e kafesë. Por, aroma dalluese mund të ketë implikime interesante për atë se si industria mund të lidhet më mirë me konsumatorët.

 

Nga të gjitha shqisat njerëzore, nuhatja më së shumti është e ndërlidhur me emocionet dhe kujtesën. Hulumtimet tregojnë se aroma ka një aftësi unike për të zënë vend në sistemin e kujtesës afatgjate të trurit. “Një aromë mund të ngjallë nostalgji të madhe, sepse ajo shkrep imazhe dhe ndjenja të fuqishme para se të kemi kohë të ndërhyjmë në to,” shkruan shkencëtari i historisë Diane Ackerman në A Natural History of the Senses.

 

Kjo do të thotë se, në një nivel të caktuar, aroma e kafesë përzihet në kujtesën tonë, dhe çdo gotë mund të lidhet me një tregim (ngjarje). Ndoshta, kjo mund të jetë dyshemeja e kuzhinës së gjyshes sate, apo soditja e lindjes së diellit. Kështu, herën tjetër, kur të shërbehesh me një kafe të freskët, nuhate atë dhe shiko ku po të çon./NCB